KATAR 2022/ Tensionet politike s'ndikojnë në fushë, SHBA i falet një goli të Pulisic kundër Iranit! Amerikanët mes 16 skuadrave më të forta në botë (VIDEO)

KATAR 2022/ Tensionet politike s'ndikojnë në fushë, SHBA i falet një goli të Pulisic kundër Iranit! Amerikanët mes 16 skuadrave më të forta në botë (VIDEO)

Goli i Pulisic

FT/ Iran 0-1 SHBA (Pulisic 38')

SHBA fitoi 0-1 me Iranin në grupin B të Kupës së Botës. Në "Al Thumama" të Dohas, SHBA iu fal golit të Pulisic për të kaluar në 1/8 e kompeticionit, me duelin që ishte i fundit në këtë grup.

Amerikanët nuk e vendosën në diskutim ndeshjen, duke dominuar thuajse të gjithë 90 minutat e lojës. Do duhej goli i Pulisic në minutën e 38 që SHBA të merrte të drejtën e kalimit më tej në 1/8 e kompeticionit.

SHBA merr kështu hak ndaj Iranit, me këta të fundit që i kishin mundur në Botërorin e 1998 me rezultatin 2-1. Kësisoj SHBA kalon në 16 skuadrat më të mira si e dyta e grupit, duke lënë pas Iranin dhe Uellsin. Anglia kualifikohet si kokë grupi.

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
VIDEO/ Goli që kualifikon SHBA-në, Pulisic i shënon Iranit dhe mbetet i dëmtuar

38' / Iran 0-1 SHBA. Christian Pulisic kalon në avantazh SHBA-në. Një aksion i rrjedhshmë nga e djathta dhe asisti i Dest shfrytëzohet bukur nga sulmuesi Pulisic, që pas golit përplaset me portierin e Iranit dhe dëmtohet, duke marrë ndihmë mjekësore.

Ora 20:25
FOTOLAJM/ Vendosi shiritin e LGBT në Kupën e Botës, policia nxjerr tifozin jashtë stadiumit

Në nisje të sfidës Iran - SHBA për Kupën e Botës, policia ka nxjerrë me forcë jashtë stadiumit "Al Thumama" një nga tifozët amerikanë. Personi në fjalë mbante në krah një shirit me ngjyrat e komunitetit LGBT, që është i ndaluar në Katar. Veç promovimit të homoseksualitetit, Katari nuk lejon as pijet alkoolike në stadium apo rreth tyre.

Ora 20:07
VIDEO/ Kërcënimi për familjarët nga shteti i Iranit, futbollistët detyrohen të këndojnë himnin kundër SHBA-së në Kupën e Botës

 

Irani dhe SHBA po luajnë ndeshjen e fundit në grupin B të Kupës së Botës. Para ndeshjes lojtarët e Iranit kanë kënduar himnin e tyre, teksa në dy sfidat e para nuk e bënë diçka të tillë. BBC njoftoi një ditë më parë se lojtarët u kërcënuan; se në raste se nuk do këndonin himnin, familjarët e tyre do vuanin pasojat në shtetin islamik. Në të tilla kushte shumica e futbollistëve kënduan himnin të detyruar.

 

 
S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Pastruesja i vodhi paratë në shtëpi, arrestohet nga policia e Tiranës zyrtarja Alda Klosi! Akuzohet për pastrim parash

Pastruesja i vodhi paratë në shtëpi, arrestohet nga policia e Tiranës zyrtarja Alda Klosi! Akuzohet për pastrim parash