Meksika dhe Polonia barazuan 0-0 këtë të martë në ndeshjen e Botërorit, që vlente për grupin C. Në raundin e parë, të dyja skuadrat ia dolën të merrnin një pikë. Vlen për t'u theksuar se në minutën e 58 të ndeshjes, Polonia humbi penalltinë me Lewandowskin.
Sfida e zhvilluar në "Stadiumin 974" në Doha ishte e dyta e ditës që nuk prodhoi gola, pas barazimit 0-0 të Danimarkës me Tunizinë. Ndeshja filloi më mirë për polakët, që rrezikuan me Zielinskin, teksa meksikanët u treguan të fortë në luftën në ajër dhe në mesin e fushës.
Në minutën e 58 të ndeshjes, edhe pas konsultës me VAR, arbitri Beath nga Australia akordoi penallti për polakët. Nga pika e bardhë kapiteni Lewandowski u ndal nga Ochoa. Pas ndeshjeve të para në grupin C, Arabia Saudite kryeson me tre pikë, teksa nga një pikë kanë Polonia dhe Meksika. Kujtojmë se Argjentina humbi 2-1 me Arabinë Saudite dhe qëndron në vendin e katërt me zero pikë.
VIDEO/ Shansi i artë me VAR, Lewandowski gabon nga 11 metra! Pritje e bukur nga Ochoa
Vijon 0-0 sfida Meksikë - Poloni për Kupën e Botës. Në minutën e 58 të ndeshjes, kapiteni polak Lewandowski gaboi nga 11 metra. Ochoa ndali sulmuesin e Barcelonës.