KATAR 2022/ Dramë në grupin C, Argjentina fiton me Poloninë falë 2 golave dhe kualifikohet! Polakët kalojnë në 1/8 falë... golavarazhit (VIDEO)

KATAR 2022/ Dramë në grupin C, Argjentina fiton me Poloninë falë 2 golave dhe kualifikohet! Polakët kalojnë në 1/8 falë... golavarazhit (VIDEO)

Messi dhe Lewandowski

FT/ Poloni 0 - 2 Argjentinë (Mac Allister 46', Alvarez 68')

Argjentina fitoi 0-2 me Poloninë për grupin C të Kupës së Botës. Golat e Mac Allister dhe Alvarez i dhanë të drejtën skuadrës së Scalonit që të kalojë në 1/8 e kompeticionit si kokë grupi. Megjithë humbjen kundër Albicelestes, edhe Polonia kalon më tej si e dyta e grupit duke pasur golavarazh më të mirë se Meksika që ka po katër pikë.

Dueli nisi mirë për Argjentinën, teksa Messi në minutën e 39 humbi penalltinë. Nga 11 metra gardiani Szczesny priti gjuajtjen e Messit, që humbet kështu dy penallti në Kupat e Botës. Nisja e pjesës së dytë ishte e duhura për Argjentinën teksa gjeti golin e epërsisë me Mac Allister. Në të 67 minutë Alvarez shënoi një gol të bukur për të vulosur shifrat. Argjentina kalon në 1/8 si kokë grupi dhe luan me Australinë, ndërsa Polonia falë golavarazhit kualifkohet dhe e pret Franca në fazën që vjen. Meksika dhe Arabia Saudite eleminohen. Meksikanët me pikë të njëjta sa Polonia skualifikohen falë golavarazhit.

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Ndeshja me Poloninë, Leo Messi thyen rekordin e Maradonës

Argjentina fitoi 2-0 me Poloninë duke u kualifikuar si e para e grupit C për në 1/8 e Botërorit. Me këtë 90 minutësh, Leo Messi shkon në 22 ndeshje të zhvilluara me Argjentinën në Kupat e Botës, duke kaluar Maradonën që luajti në 21 ndeshje. Nga tetë gola kanë shënuar si Messi dhe Maradona në Kupat e Botës.

Ora 22:40
Kalimi në 1/8 e Botërorit, Leo Messi: Pasi humba penalltinë u forcuam më shumë

Argjentina fitoi 2-0 me Poloninë duke u kualifikuar si e para e grupit C për në 1/8 e Botërorit. Pas ndeshjes Leo Messi foli për mediet duke thënë se pas penalltisë së humbur nga ai, skuadra u forcua më shumë. Në fazën me eleminim direkt Argjentina luan me Australinë.

"Ekipi ishte i bindur se ne do ta fitonim. E dinim që pas golit të parë ndeshja do të luhej më shumë se kurrë ashtu siç dëshironim. Pasi humba penalltinë, ekipi u forcua dhe reaguam. Tani fillon një Botëror tjetër. Shpresoj se mund të vazhdojmë atë që po bëjmë sot", tha Messi.

Ora 21:30
VIDEO/ Polonia 'në tapet', Argjentina shënon golin e dytë dhe prek 1/8

67' / Polonia 0-2 Argjentinë. Skuadra e Scalonit shënon golin e dytë me Alvarez. Pas asistit të Fernendez sulmuesi i ri shënon një gol fantastik. Polonia "në tapet" gjatë kësaj përballje, teksa vijon të jetë në 1/8 së bashku me Argjentinën deri në këto çaste.

 

Ora 21:10
VIDEO/ Festë e madhe në Doha, Argjentina kalon në avantazh

46' Polonia 0-1 Argjentinë. Mac Allister kalon në avantazh Albicelesten vetëm pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë. Një aksion i rrjedhshëm nga krahu i djathtë dhe krosimi perfekt i Molinës bëjnë që Argjentina të gjejë epërsinë.

 

Ora 21:01
Rekord negativ për Messin, ja sa penallti ka humbur sulmuesi në Kampionatet Botërore

Lionel Messi e çon në dy gabimi nga 11 metra në Kupën e Botës. Sulmuesi i Argjentinës gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në sfidën që po luajnë kundër Polonisë në Katar 2022. Gardiani polak, Szczesny kuptoi krahun dhe e largoi topin nga trajektorja. Pas humbjes së 11 metërshit në Kupën e Botës 2018 në Rusi kundër Islandës, Messi vendos rekord negativ edhe në Katar, teksa çon në dy gabimet nga pika e 11 metërshit në Botëror.

Ora 20:39
VIDEO/ Penallti me VAR, Lionel Messi gabon nga 11 metra në Kupën e Botës! Perfekt Szczesny

38' / Poloni 0-0 Argjentinë. Lionel Messi gabon penallti në Kupën e Botës. Në të 38 minutë portieri Szczesny ndali "Pleshtin". Penalltia u dha pas konsultimit me VAR.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

Adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet