Katar 2022/ Mjeku që kujdeset për Messin dëshiron që Argjentina të humbasë të gjitha ndeshjet dhe të eleminohet nga botërori

Katar 2022/ Mjeku që kujdeset për Messin dëshiron që Argjentina të humbasë të gjitha ndeshjet dhe të eleminohet nga botërori

Mjeku dhe Leo Messi

Mjeku i Lionel Messit, Diego Schwarzstein ka thënë se ai dëshiron që Argjentina të humbasë të gjitha ndeshjet e saj në Kupën e Botës 2022 në Katar. Schwarzstein ka luajtur një rol jetik në karrierën e Messit. Pasi u diagnostikua me mungesë të hormonit të rritjes, Messi u trajtua nga Schwarzstein. Katër vite pas trajtimit, Messi nënshkroi me Barcelonën.

Para se të transferohej në Spanjë, Messi i dhuroi mjekut të tij një fanellë të Newell's Old Boys me një mesazh që thoshte: "Për Diegon, me dashuri nga Leo Messi".

Pavarësisht se është bërë lojtari ndoshta më i mirë që ka shkelur ndonjëherë një fushë futbolli, Messi nuk e ka harruar Schwarzstein dhe ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me të.

Ylli tashmë i Paris Saint Germain ftoi djalin e Schwarzstein në dhomën e zhveshjes së Barcelonës disa vite më parë. Megjithatë, pavarësisht lidhjes së tyre, Schwarzstein ka pranuar se nuk dëshiron që Argjentina të ketë sukses në Kupën e Botës.

Në një intervistë për The Times, ai tha: “Si një tifoz futbolli, do të doja që Argjentina të ishte kampione. Si qytetar argjentinas, si njeri do të doja që ata të humbnin të tre ndeshjet dhe të eliminoheshin në turin e parë. Pse? Jam i bindur se kjo qeveri e turpshme populiste që kemi këtu do të përdorte suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës për të mbuluar gjërat.Ata mund të shpallin zhvlerësimin e monedhës në ditën kur skuadra luan kur askush nuk është i fokusuar në këtë."

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë