KATAR 2022/ 'Vyshken Tulipanët', Argjentina mposht Holandën pas penalltive dhe gjen Kroacinë në gjysmëfinale! 4 gola në 120 minuta lojë (VIDEO)

FT/ Holandë 2 - 2 Argjentinë (Weghorst 83', 90+11' / Molina 35', Messi 73') (3-4 pas penalltive)

Argjentina fiton me Holandën pas 120 minutave lojë dhe penalltive dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Pas lojës së rregullt ndeshja u mbyll 2-2, me skuadrat që në shtesën prej 30 minutash nuk gjetën më gola. Fati i duelit u vendos nga "ruleta ruse", me djemtë e Scalonit që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive (3-4). Tanimë Argjentina gjen në gjysmëfinale Kroacinë, me ballkanasit që kaluan po pas penalltive Brazilin.

Ndeshja në "Lusail Stadium" nisi mirë për Argjentinën, me Molinën që i shënoi Holandës në minutën e 35 pas asistit të Messit. Pjea e parë u mbyll në avantazhin e Albicelestes, teksa në të dytën Messi gjeti golin e dytë në minutën e 73 nga penalltia.

Kur të gjithë prisnin fitoren e Argjentinës, Holanda u zgjua me Weghorst. Sulmuesi shënoi dopietë në minutat 83 dhe 90+11. Dramatik fundi i ndeshjes për Holandën që shënoi pas një skeme perfekte. Me kohën e rregullt që u mbyll 2-2 dhe me sherr, ndeshja shkoi në 30 minuta shtesë. Asnjë nga skuadrat nuk gjeti rrjetën teksa nga pika e penalltisë më të saktë u treguan argjentinasit.

Van Dijk dhe Berghuis gabuan te Holanda, teksa Fernandez te Argjentina. Tanimë Albiceleste luan me Kroacinë në gjysmëfinale.

Rezultatet e penalltive:

VIDEO:

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
VIDEO/ Dramë për Argjentinën në minutën e 101, Holanda barazon me një skemë perfekte! Ndeshja shkon në shtesë

90+11' Holandë 2-2 Argjentinë. Weghorst shënon dopietë për Holandën dhe e dërgon ndeshjen në shtesë. Dramatike ndeshja në aksionin e fundit. Skemë perfekte e Tulipanëve që kanë një shans në 30 minuta shtesë. E pabesueshme për Argjentinën që kryesonte 0-2 dhe më pas barazohet.

Ora 21:52
VIDEO/ Dhunë në fundin e ndeshjes, van Dijk plas në tokë lojtarin e Argjentinës! Stafet nuk përmbahen

90' / Holandë 1-2 Argjentinë. Plas sherri në fundin e ndeshjes. Një ndërhyrje e ashpër e Paredes bën që situata në fushë mos jetë e qetë, me lojtarët që janë përfshirë në një grindje masive, teksa në fushë janë futur edhe stafet respektive. Paredes dhe van Dijk marrin kartona të verdhë, me kapitenin e Holandës që nuk e mbajti veten duke hedhur në fushë kundërshtarin.

Ora 21:47
VIDEO/ 7 minuta nga fundi, Holanda shënon dhe rihap ndeshjen kundër Argjentinës

83' / Holandë 1-2 Argjentinë. Në minutën e 83 të takimit, Weghorst rihap ndeshjen duke shënuar për Holandën. Asisti i Berghuis shfrytëzohet bukur nga Weghors që mposht me kokë Martinez.

Ora 21:37
VIDEO/ I ftohtë akull, Lionel Messi korrigjon shënjestrën dhe shënon nga 11 metra! Dyfishon Argjentina

73' / Holandë 0-2 Argjentinë. Lionel Messi shënon golin e dytë për Argjentinën në minutën e 73. "Pleshti" gjeti golin nga penalltia duke mos gabuar dy herë nga 11 metra në këtë Kupë Bote. 10 gola për Messin në Kupat e Botës.

Ora 20:36
VIDEO/ Asist fenomenal nga Messi, Argjentina ndëshkon Holandën

35' / Holandë 0-1 Argjentinë. Nahuel Molina kalon në epërsi Argjentinën pas 35 minutave lojë. Asisti brilant i Messit bën që anësori i Albicelestes mos gabojë përballë Noppert, çka sjell golin e parë të duelit.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë