Sipas gazetës britanike “The Guardian” dhjetëra emigrantë nepalezë kanë gjetur vdekjen në javët e fundit, ndërsa shumë të tjerë janë nën trajtimin çnjerëzor. “The Guardian” thotë se nëse vazhdohet me këto ritme të humbjeve të jetës së punonjësve, infrastruktura e Botërorit 2022 do t’u marrë jetën të paktën 4 mijë emigrantëve, një shifër alarmante.
Pjesa më e madhe e viktimave kanë pësuar atak kardiak, por edhe aksidente në punë. Puna e rëndë me orar që shkon afro 20 orë, kushtet ku jetojnë punonjësit, mungesa e rrogave prej muajsh, mungesa e ujit në stacionet falas, por edhe mungesa e ushqimit kanë sjellë reagimin e ambasadës së Nepalit për ngjarjet, fillimisht duke strehuar në ambasadë 30 punonjës.
Komiteti Suprem i FIFA lidhur me akuzat e ngritura tha se ato janë shqetësuese dhe njoftoi se për këtë autoritetet vendase kanë nisur një hetim.
d.b/shqiptarja.com