Katari do ta furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026

Katari do ta furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026

Katari dhe Gjermania kanë rënë dakord për një kontratë për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm. Për të paktën 15 vite, Emirati do të furnizojë dy milionë tonë LNG në vit - nga viti 2026.

Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan "ConocoPhillips” dhe kompania "QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG, nga viti 2026. Kjo përkon me afërsisht tre për qind të nevojave vjetore të Gjermanisë për gaz. Nuk u dhanë detaje për çmimin. Ministri i Energjisë Al-Kaabi e quajti marrëveshjen një "angazhim ndaj popullit gjerman" dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera me qeverinë gjermane. Diskutime të mëtejshme po vazhdojnë me kompanitë gjermane në lidhje me dërgesat e LNG.

Habeck i kënaqur me marrëveshjen

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck u shpreh i kënaqur për marrëveshjen. Pesëmbëdhjetë vjet është një kohë e mirë. Ministri nuk deshi të komentojë detaje konkrete. Habecku negocioi për disa muaj me Katarin, në bashkëpunim me kancelarin Scholz, për furnizimet me gaz natyror. Në fillim u duk se kontratat nuk do të realizoheshin. Deri tani, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane marrin LNG kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt rezervuarët gjermanë të gazit tani janë plot, me nivelin e mbushjes së tyre së fundmi në 100 për qind, sipas të dhënave të industrisë. Por gazi natyror i lëngshëm duhet të japë një kontribut shtesë për shkak të zhdukjes së furnizimeve me gaz rus pas luftës në Ukrainë. Habecku foli për një element qendror për sigurinë e furnizimit me energji për dimrin e ardhshëm.

Shumica e gazit të Katarit shkon në Azi

Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm në botë. Emirati ka rezervat e treta më të mëdha të gazit në botë, pas Rusisë dhe Iranit. Shumica e eksporteve shkojnë në Azi, deri tani kryesisht në Japoni, Korenë e Jugut dhe Indi. Kohët e fundit, Katari dhe Kina nënshkruan gjithashtu një marrëveshje afatgjatë të gazit. Australia, Malajzia dhe Nigeria janë gjithashtu vendet kryesore eksportuese të LNG./DW.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari