'Katari s’i ka përmbushur premtimet', Dua Lipa e pakënaqur me thashethemet se do të këndonte në Kupën e Botës: Në kundërshtim me bindjet e mia

'Katari s’i ka përmbushur premtimet', Dua Lipa e pakënaqur me thashethemet se do të këndonte në Kupën e Botës: Në kundërshtim me bindjet e mia

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore,  Dua Lipa diskutoi spekulimet në lidhje me pjesëmarrjen e saj të diskutueshme të Kupës së Botës, i cili mbahet në Katar duke thënë se ishte e pakënaqur me thashethemet.

Këngëtarja e “Seetest Pie” tha se nuk ka asgjë kundër vendit, por spekulimet se do të performojë në këtë event nuk i kanë pëlqyer pasi “bien në kundërshtim me bindjet e mia”.

Në një intervistë për Variety, Lipa tha se Kupa e Botës është një mundësi vërtet unike për të kërkuar llogari nga Katari.

“Ata bënë premtime për të drejtat e njeriut kur nënshkruan marrëveshjen për Kupën e Botës, të cilat nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme për të drejtat e punëtorëve migrantë, të drejtat e grave, të drejtat LGBTQ dhe lirinë e shprehjes. Çfarë lloj mesazhi dërgon nëse këto premtime nuk do të thonë asgjë?" , tha Dua.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane