TIRANË - Shqipëria është bërë pjesë e memorandumit të ri të mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Evropën Juglindore. Në këtë nismë bëjnë pjesë 11 vende që japin ndihmë njëra-tjetrës.
 
“Për miratimin, në parim, të memorandumit të ri të mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Evropën Juglindore.
 
Memorandumi i mirëkuptimit, i nënshkruar nga 11 vende të Evropës Juglindore, synon të forcojë bashkëpunimin shumëdimensional, me qëllim parandalimin dhe përgatitjen ndaj fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të shkaktuara nga njeriu”, thuhet në vendimin e qeverisë. 
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)