Princesha e Uellsit tha një ditë më parë se është “në falje” nga sëmundja e shekullit, kanceri.
Është një lehtësim i madh që tani jam në falje dhe mbetem e përqendruar te rikuperimi”, shkroi Kate Middelton në X.
Më tej ajo nënvizoi se ashtu si kushdo që ka përjetuar një diagnozë kanceri mund ta kuptojë, kërkon kohë për t’u përshtatur me një normalitet të ri.
"Megjithatë, jam duke pritur me padurim një vit të mbushur me plot përmbushje. Ka shumë për t’u gëzuar përpara. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, shtoi ajo.
Kate Midelton u diagnistokua me këtë sëmundje vitin e kaluar. Madje ishte vetë Princesha, ajo që e bëri të ditur këtë lajm përmes një video mesazhi duke u shprehur edhe se do t’i nënshtrohej kimioterapisë.
Ndërkohë po në shtator të 2024, Kate tha se kishte përfunduar trajtimin me kimioterapi dhe se po përqendrohej te kurimi dhe kthimi në punë.