Ndërsa shumë yje të ekranit ishin të ftuar në Pallatin Mbretëror të Anglisë në një festë të organizuar nga Mbretëresha, Kate Middleton është siguruar që të duket në formë.

Ajo u paraqit me një fustan të kuq të Alexander McQueen, të cilin e ka përdorur më parë edhe në eventin Diamond Jubilee në vitin 2012.

Ndërsa më parë e ka kombinuar fustanin me një palë taka në ngjyrë bezhë dhe një kapele në kokë, mbrëmjen e djeshme Kate preferoi të kishte një pamje më formale, pa kapele dhe me taka të zeza.

Me të njëjtin fustan por paksa më të shkurtër janë shfaqur edhe yje të tjera të ekranit si këngëtarja Tulisa dhe Kim Kardashian.

Kate me mirësjelljen dhe delikatesën që e karakterizson ka biseduar me të ftuarit nga bota kinematografike.

kate middleton

Veçanërisht mjaft e qeshur ajo ka qenë me aktoren Dame Helen Mirren, e cila mori çmimin nga Princi William në eventin “BAFTA”.

250 yje të famshëm të ekranit kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme të organizuar në Buckingham Palace.

(b.t/shqiptarja.com)