Kate Middleton mund të mos shfaqet në publik deri në vitin 2025

Kate Middleton mund të mos shfaqet në publik deri në vitin 2025

Princesha Kate Middleton

Kate Middleton ka të ngjarë që të mos dalë më në publik për pjesën e mbetur të vitit, pasi ajo vazhdon të luftojë kancerin, bëri me dije një burim për the Daily Beast ditën e premte.

‘Nuk ka asgjë të planifikuar në kalendarin e saj për këtë vit, ajo mund të mos shfaqet në publik pjesën tjetër të vitit’, tha burimi.

“Gjëja kryesore për të tani është të shmangë çdo lloj stresi dhe të vazhdojë të bëjë atë që po bën për t'u përmirësuar”, shtoi burimi.

Kate Middleton thuhet se po kalon kohë me fëmijët dhe të afërmit e saj në Anmer Hall në Norfolk, Angli.

Middleton po vijon të kurohet në shtëpi dhe ka nevojë për hapësirë dhe kohë për t’i dhënë përparësi privatësisë së saj. Megjithatë nuk përjashtohet që ajo të dalë në video për të informuar publikun mbi ecurinë e shëndetit të saj.

Kujtohet se Kate Middleton nuk tregoi se çfarë lloj kanceri ka, por tregoi në atë kohë se ishte duke i nënshtruar kimioterapisë dhe se sëmundja ishte ende në “fazat e hershme”.

Para këtij njoftimi, princesha kishte bërë vetëm dy paraqitje publike në vitin 2024. E para ishte më 4 mars, kur ajo u pa e ulur në sediljen e pasagjerit të një fuoristradë Audi të zezë, ndërsa nëna e saj ngiste makinën pranë kështjellës Windsor.

E dyta ishte gati dy javë më vonë, kur ajo u pa duke buzëqeshur ndërsa bënte pazar me William më 16 mars.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite