Së fundmi ajo u përfol shumë për mënyrën e të veshurit, pasi fustani i saj i shkurtër ekspozoi më shumë seç duhej prej erës që frynte.

Ndërsa këtë herë është shfaqur me një fustan më të gjatë dhe më të mbledhur pas trupit.

Bëhet fjalë për Dukeshën e Kembrixhit Kate Middleton.

Ndërkohë që Princin e vogël George e kishte lënë në shtëpi me partnerin e saj Princin William, Kate mori pjesë në një event bamirësie që mbështet të talentet e reja në atletikë.

Ajo u shfaq shik me një fustan të zi, ndërkohë që flokët i kishte të lëshuara dhe në dorë mbante një çantë të vogël në ngjyrë të kuqe.

kate middleton

Turma të mëdha adhuruesish u mblodhën në qendër të Londrës për të parë nga afër Kate kur të mbërrinte në event.

Sigurisht që ajo ishte rrëzëllitëse në tapetin e kuq, ndërkohë që aparatet shkrepeshin pa pushim.

Ndryshe nga çfarë e kemi parë në eventet e kaluara ku ajo u shfaq me flokët pa lyer dhe thinjat dukeshin qartë, mbrëmjen e djeshme Kate u shfaq me një ngjyrë të errët dhe me flokët më të shkurtuar.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)