Kate Moss modelja e markës
115-vjeçare Matcheless 

Kate Moss modelja e markës<br />115-vjeçare Matcheless 
Kate Moss ka pozuar për brandin e fashionit 115-vjeçar Matchless. 

Kjo është hera e katërt që modelja 40-vjeçare ka pozuar për markën e veshjeve për motoçikleta.

Atë e kemi parë si modele te “Burberry”, “Rimmel”, sapo lançoi koleksionin me Topshop dhe së fundmi ka dhënë kontributin për revistën British Vogue.

kate moss

Seti fotografik është realizuar në një vend shkretëtire në Ibiza bashkë me një mashkull model, Clement Chabernaud.

Kate shihet e veshur me lëkurë të zezë dhe xhaketë xhinsi, karakteristike të stilit të kësaj marke.

Ajo shijoi pushimet e krishtlindjeve së bashku me bashkëshortin Jamie Hince dhe vajzën e saj në Brazil.

Me familjen e Moss është bashkuar edhe mikesha e saj Naomi Campbell.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois