Ajo ka qenë gjithnjë në qendër të bliceve fotografike të aparateve kjo për shkak të profesionit të saj por edhe të jetës së saj personale.
Por këtë herë modelja e njohur britanike Kate Moss do të vijë si drejtuese e revistës së modës “Vogue” në versionin britanik të saj.
Moss do të jetë drejtuese e imazhit të revistës duke qëndruar pas aparatit fotografik si dhe duke dhënë ide dhe eksperiencën e saj 20-vjeçare në këtë fushë.

“Jam shumë e kënaqur që Kate do të punojë me ne Stili i saj është padyshim unik, ka njohuri shumë të thelluara në fushën e modës.
Mezi po pres të punoj me idetë e saj”- është shprehur kryeredaktorja e revistës britanike, Alexandra Shulman.
Gjithashtu vlen për t’u theksuar fakti që prej vitit 1993 modelja Kate Moss ka qenë rreth 33 herë në kopertinat e kësaj reviste.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com