Aktorja dhe këngëtarja angleze Kate Winslet ka realizuar disa foto për revistën amerikane të modës “Harper’s Bazaar”.

Gjatë intervistës së dhënë ajo ka thënë se gjatë katër viteve të fundit ajo ka fituar një qartësi më të madhe për punën dhe jetën e saj.

kate winslet

Kate, e cila është e martuar me partnerin e saj Ned Rocknroll ka theksuar:- “Unë kam mësuar shumë gjëra për veten time, sidomos këto katër vitet e fundit”.

Aktorja bukuroshe ka treguar format e saj të bukura veshur me një fustan të zi të hapur në pjesën e shpinës.

Elegante dhe plot sharm ajo ka pozuar për numrin e ri të revistës në fotot e realizuara bardh e zi.

kate winslet

Kate ka fituar për herë të parë “Oscar-in” në vitin 2009.

Ajo gjithashtu është komentuar së shumti për jetën e saj private pas ndarjes nga dy partnerë të tjerë, ku nga martesa me partnerin e parë ka një vajzë dhe me partnerin e saj të dytë një djalë.

kate winslet

Tanimë ajo është e martuar me partnerin e tretë Ned Rocknroll, me të cilin është njohur në vitin 2011.

(b.t/shqiptarja.com)