Katedralja e Këlnit, lëkundet
prej trenave që i kalojnë pranë

Katedralja e Këlnit, lëkundet<br />prej trenave që i kalojnë pranë
GJERMANI - Katedralja e Këlnit e cila është një nga kishat më të famshme në botë, ka filluar të tronditet pas hapjes së një stacioni të ri të metrosë thuhej në një deklaratë zyrtare të kishës katolike në Gjermani.

Një sismolog tha se katedralja është e ekspozuar më shumë ndaj zhurmave të larta, që shkakton lëvizja e trenave , sesa ndaj një kërcënimi për sigurinë e ndërtesës. Kështu përfaqësuesit e katedrales kanë arritur një marrëveshje me zyrtarët e transportit publik që këta të fundit të reduktojnë shpejtësinë e trenave që kalojnë në afërsi të katedrales deri në 20 km në orë.

Katedralja e njohur ndryshe si katedralja e Shën Pjetrit buzë lumit Rin, është e treta me e lartë në botë me një lartësi prej 157 metrash dhe të mahnit me stilin e saj gotik. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1248 dhe ka përfunduar për më shume se 600 vjet pikerisht në 1880.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u dëmtua nga sulmet e aleatëve por u rindërtua duke mbetur një nga objektet historike më të vizituara në Gjermani dhe është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë kulturore dhe mbrohet nga Unesco. Kjo vepër mjeshtërore e kulturës së ndërtimit të kishave në Evropë vizitohet cdo vit nga miliona turistë nga e gjithë bota.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash