Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026-27.

Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe.

Ndarja e miratuar për sezonin 2026-27 është si më poshtë:

Grupi A
Shiroka
Erzeni
Tërbuni
Luzi 2008
Veleçiku
Naftëtari
Gramshi
Basania
Vllaznia B
Partizani B
Eagle Football
Grupi B
AF Luftëtari
Apolonia
Butrinti
Bylis B
Maliqi
Tomori
Devolli
Delvina
Këlcyra
Albpetrol
Memaliaj

Me miratimin e përbërjes së dy grupeve, vijon puna organizative për përgatitjen e sezonit të ri 2026-27 të Kategorisë së Dytë. Departamentet përkatëse të FSHF-së do të procedojnë me hapat e mëtejshëm për organizimin e garës dhe hartimin e kalendarit të ndeshjeve.