Besëlidhja dhe Oriku janë dy skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm futbollistik, pasi u shpallën kampione në grupet përkatëse A dhe B të Kategorisë së Dytë.
Tashmë, mes tyre do të luhet edhe finalja e madhe që do të përcaktojë kampionin e Kategorisë së Dytë për edicionin 2025/2026. Sfida Besëlidhja - Oriku është programuar të zhvillohet më 25 prill, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Ndërkohë, këtë fundjavë do të luhen edhe ndeshjet e play-off-it dhe play-out-it për edicionin e ardhshëm, me Departamentin e Garave që ka përcaktuar edhe kalendarin zyrtar të takimeve si më poshtë:
Finalja e Kategorisë së Dytë:
Besëlidhja - Oriku (25 prill, 17:00 , Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës)
Ndeshjet Play-off 2025/2026
Grupi A
Sopoti-Tërbuni 25 prill, 15:00
Shiroka-Erzeni 25 prill, 15:00
Grupi B
Bylis B-Partizani B 27 prill, 16:00
Butrinti-Maliqi 25 prill, 15:00
Ndeshja play-out 2025/2026
Adriatiku-Këlcyra 26 prill, 15:00
Komente










