Kategoria e Parë 'eklipson' elitën, Flamurtari mposht Besën mes 4 mijë tifozëve! Vora 'shuplakë' Erzenit për kreun, rezultatet e javës së 22

Kategoria e Parë 'eklipson' elitën, Flamurtari mposht Besën mes 4 mijë tifozëve! Vora 'shuplakë' Erzenit për kreun, rezultatet e javës së 22

Vlorë 8 shkurt 2025, Flamurtari 3-1 Besa

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi gjashtë ndeshjet e javës së 22-të. Vora triumfoi për të mbajtur kreun, ndërsa emocione në Vlorë, aty ku Flamurtari fitoi kundër një rivali direkt si Besa.

Në stadiumin e Vorës vendasit nuk zhgënjyen dhe e patën të lehtë duke mposhtur 5-1 Erzenin e Shijakut. Ruzgis, Kasalla, dopieta e Ntephe dhe Skënderi shënuan për vorakët, ndërsa Shtraza gjeti golin e flamurit për miqtë.

Nostalgji, spektakël dhe emocione në stadiumin e Vlorës. Nën një atmosferë të zjarrtë me 4 mijë tifozë në stadium, Flamurtari fitoi 3-1 kundër Besës. Ndeshja nisi me mjete piroteknike dhe festë në shkallët e stadiumit, duke të kujtuar Flamurtarin e disa sezoneve më parë. Atmosfera ia la vendin fushës, ku lojtarët nuk zhgënjyen.

Pjesa e parë u mbyll e bardhë, ndërsa në minutën e 51 kapiteni Denis Pjeshka kaloi vlonjatët në epërsi. Në të 69 minutë, i porsafuturi në fushë, Nonato vendosi ekuilibrat dhe heshti tifozët. Një gabim në sulmin kavajas nuk u fal te vendasit, ndërsa të futurit nga stoli Shkurtaj dhe Ahmetaj "gatuan" golin e dytë. Karton i verdhë për Ahmetaj pasi pas golit festoi duke hequr fanellën. Për t'i vënë "kapakun" suksesit të vendasve mendoi Idriz Batha që me një supergol në minutën e 90+5 shtangu Mehidrin në portë.

Në javën e 22-të te suksesi me përmbysje doli edhe Lushnja, tri pikë për Korabin dhe Burrelin.

Pas kësaj jave është Vora me 54 pikë që mban sërish kreun, ndjekur nga Flamurtari me 52 pikë. Ndërkohë Besa, Burreli, Pogradeci dhe Lushnja ndodhen në zonën e promovimit. Nga ana tjetër Korabi, Kukësi, Valbona dhe Erzeni në zonën e ftohtë.

Kategoria e Parë, raundi 22:

E shtunë, 08 shkurt 2025 - 13:30

Apolonia 0-0 Pogradeci

Flamurtari 3-1 Besa

Valbona 2-4 Lushnja

Korabi 2-1 Kastrioti

Kukësi 0-3 Burreli

Vora 5-1 Erzeni

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm