Kategoria e Parë/ Flamurtari fitore dramatike, Kukësi 'bie' në Peshkopi! Burreli surpriza e sezonit (Renditja)

Kategoria e Parë/ Flamurtari fitore dramatike, Kukësi 'bie' në Peshkopi! Burreli surpriza e sezonit (Renditja)

Korabi 2-1 Kukësi

Niveli i dytë i futbollit në Shqipëri, Kategoria e Parë zhvilloi këtë të shtunë tre nga gjashtë ndeshjet për raundin e 17-të.

Në stadiumin e Bajram Currit, KF Valbona u mposht 0-1 nga Flamurtari. Ndeshja ishte dramatike dhe përballja në "Vëllezërit Gega" u vendos nga Vasil Shkurtaj, me sulmuesin që shënoi në minutën e gjashtë të shtesës.

Në Peshkopi vendasit e Korabit fituan 2-1 kundër Kukësit. Mziu dhe Marku shënuan për vendasit në pjesën e dytë, teksa Mario Beshiraj shkurtoi për kuksianët, por goli në fund shërbeu sa për statistika.

Në "Roza Haxhiu" të Lushnjës vendasit humbën 0-1 nga Burreli. Arango në fundin e pjesës së parë shënoi golin e vetëm të ndeshjes, për të konfirmuar se ekipi i drejtuar nga Ditmar Bicaj është surpriza e këtij sezoni.

Të diel në orën 13:30 luhen tre ndeshjet e radhës për të përmbyllur këtë vit edhe në Kategorinë e Parë.

Kategoria e Parë, raundi 17-të:

E shtunë, 21 dhjetor 2024 - 13:30

KF Valbona 0-1 Flamurtari

Korabi 2-1 Kukësi

Lushnja 0-1 Burreli

E diel, 22 dhjetor 2024 13:30

Besa - Apolonia

Kastrioti - Erzeni

Pogradeci - Vora

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij