Niveli i dytë i futbollit në Shqipëri, Kategoria e Parë zhvilloi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të 16-të. Humbja e Skënderbeut 2-1 në Laç, paçka se korçarët kanë një ndeshje më pak, ka bërë që gara për kreun e renditjes të rihapet.
Në kryendeshjen e javës, Laçi fitoi 2-1 kundër kryesuesve të Skënderbeut, në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni në fushë, pankina dhe tribunë. Olsi Myrta dhe Stiven Biba realizuan për kurbinasit, ndërsa korçarët shkurtuan me Altin Ukiçin nëntë minuta nga fundi i ndeshjes. Taleb dhe Nerguti për vendasit e mbyllën ndeshjen para kohe pasi u ndëshkuan me kartona të kuq, ndërsa të njëjtin fat te korçarët pati sulmuesi Mario Gjata dhe ndihmëstrajneri Gentian Lico. Në fund tri pikë të arta për Laçin që është në kërkim të vendit të parë.
Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia u mposht 0-3 nga Korabi. Xhika, Morina dhe Marku (11 m) shënuan për miqtë nga Peshkopia. Pogradeci iu fal dopietës së Freeman Pius për të mposhtur 2-0 Kukësin. Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim. Raundi i 16-të mbyllet nesër me sfidën Lushnja - Besa.
Pas raundit të 16-të, Skënderbeu me 34 pikë dhe një ndeshje më pak (kundër Ilirisë) mban kreun, ndjekur nga Laçi me 30 pikë.
Kategoria e Parë, raundi 16-të:
E shtunë, 13 dhjetor 2025
Apolonia 0-3 Korabi
Iliria 1-1 AF Luftëtari
Laçi 2-1 Skënderbeu
Pogradeci 2-0 Kukësi
E diel, 14 dhjetor 2025
13:30 Lushnja - Besa
Renditja:
Komente











