Rep-pop/ Këngëtarë, moderatorë dhe aktorë, artistë shqiptarë që i bëjnë të gjitha

Është bërë e modës tashmë që artistët shqiptarë të eksperimentojnë dhe provojnë veten në shumë fusha! Këngëtarët bëhen aktorë, aktorët moderatorë dhe moderatorët këngëtarë.

Ka raste kur këto eksperimente rezultojnë të suksesshme dhe nga ato që nuk pëlqehen aspak! Por ne sot do flasim dhe dëgjojmë disa prej projekteve të artistëve shqiptarë që kemi pëlqyer ndër vite!

Jonida Maliqi e ka nisur karrierën e saj në moshën 13-vjeçare kur doli për herë të parë në skenë me këngën me këngën "Planeti i fëmijëve", në një duet me Aleksandër Rrapin. Prej vitit 1995, ajo ka publikuar këngë thuajse çdo vit, ndërsa arritja e saj më e madhe ishte përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision me “Ktheju Tokës” në 2018.

Jonida është nga ato artiste që nuk ka frikë të provojë ndaj shpesh e kemi parë edhe në rolin e moderatores që e zotëron më së miri!

Megjithëse Luana Vjollca e ka nisur karrierën si balerin e më pas si “goca e motit”, shume shpejtë arriti të dilte në ekran, e cila ka qenë edhe ëndrra e saj. efekt

Luana ka arritur sot të jetë nja nga prezantueset më të mira dhe të kërkuara të ekranit shqiptar. Por duket se ajo nuk mjaftohet me kaq ndaj disa vite më parë është bërë pjesë e industrisë së muzikës. Reagime të shumta ka pasur lidhur me këtë vendim të Luanës në karrierën e saj, por ato nuk e ndalnim pasi ajo ka vijuar publikimin e këngëve!

Romeo Veshajn e kemi njohur për herë të parë në vitin 2012, te “Portokallia” ku ka qenë vetëm 17 vjeç.

Më pas në 2014 aktori iu bashkua “Al Pazar” krah Agron Llakajt, i cili siç ka thënë është mentori i tij.

Romeo po bëhej nga java në javë i preferuar për publikun, por “boomin” e tij e pati kur në skenë iu bashkua edhe vëllai binjak i njohur për të gjithë Donald!

Shumicat e projekteve të realizuara gjatë karrierës ata i kanë bërë si Duo. Bashkë kanë arritur suksesin dhe bashkë kanë eksperimentuar, pasi 5 muaj më parë çunat krijuan këngën “Margarita” e cila ka konotacion humoristik!

Në moshë fare të re ka nisur karrierën e tij si aktorë edhe Olsi Bylyku, i cili vitet e para njihej si Kimikati.  Protagonisti i shumë shfaqjeve të humorit në televizion, së fundmi ka krijuar emisionin e tij në youtube. Përveç të tjerash, një pasion i artistit të ri ka qenë gjithmonë repi, të cilin nuk e ka lënë të fshehtë. Ai ka nisur të publikoi këngë dy vitet e fundit dhe prej atij momenti nuk ka hequr dorë!

Këto ishin disa prej artistëve që kanë eksperimentuat gjatë karrierës dhe kanë zbuluar talente të reja...Kushedi se çfarë fshehin akoma..

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pas konfliktit me gruan, qëlloi me armë zjarri në ajër! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Vlorë

Pas konfliktit me gruan, qëlloi me armë zjarri në ajër! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Vlorë