Raundi i 24-t i Kategorisë së Parë të futbollit do të luhet i ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Të gjitha ndeshjet janë programuar në orën 13:30.
Më 28 shkurt, Korabi do të përballet me Kastriotin, ndërsa Pogradeci do të udhëtojë në transfertën e vështirë ndaj Apolonisë. Laçi do të luajë gjithashtu në transfertë përballë Lushnjës.
Tre ndeshjet e tjera do të zhvillohen më 1 mars. Kukësi do të përballet me Ilirinë, ndërsa Besa pret Burrelin.
Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, do të luajnë në transfertë në Gjirokastër ndaj AF Luftëtarit.
Kategoria e Parë, raundi 24-t:
Korabi - Kastrioti, 28.02.2026, 13:30
Apolonia - Pogradeci, 28.02.2026, 13:30
Lushnja - KF Laçi, 28.02.2026, 13:30
Iliria - Kukësi, 01.03.2026, ora 13:30
Besa - Burreli, 01.03.2026, 13:30
AF Luftëtari - Skënderbeu, 01.03.2026, 13:30
Renditja:
Komente









