Kategoria superiore,Kukësi përballë
Partizanit për të thyer tabunë

Kategoria superiore,Kukësi përballë<br />Partizanit për të thyer tabunë
Padyshim që sfida më e fortë e javës së 5-të të Kategorisë Superiore është ajo midis Kukësit e Partizanit. Një ndeshje nën presion për të dyja skuadrat duke parë që Skënderbeu rrezikon të shkëputet duke ua vështirësuar që në fillim të kampionatit detyrën për t’i rrëmbyer “kurorën” e kampionit si Kukësit ashtu edhe Partizanit.

Për Kukësin, të grumbulluar që mesditën e së enjtes në qytetin verilindor, Partizani është një tabu për t’u thyer, mjafton të kujtosh se sezonin e kaluar ishin të kuqtë macja e zezë e verilindorëve, me Partizanin që i fitoi të katërta përballjet e drejtëpërdrejta sezonale me golavarazhin e përgjithshëm 5-0. Misioni bëhet akoma më i vështirë po të mendosh se edhe këtë sezon, të kuqtë janë “blind” në mbrojtje ku nuk kanë pësuar asnjë gol, megjithatë statistikat janë bërë për të ndryshuar dhe te Kukësi rëndësi ka 90 minutëshi i radhës.

Verilindorët kanë në krahun e tyre një Pejic më shumë, dhe një Emini më pak se sezonin e kaluar duke qenë se tetovari është i dëmtuar, ndërsa në mbrojtje “ngroh” rikthimi i Ylli Shametit. Për t’u marë në konsideratë edhe faktori fushë, megjithëse herën e fundit që skuadrat përballeshin në këtë terren, në majin e këtij viti të kuqtë largoheshin fitimtarë falë një goli të Xhevahir Sukajt të shënuar në minutat e shtesës.

Gjithsesi edhe te Partizani nuk është se gjërat shkojnë si në vaj, dhe jo vetëm për 4 pikët e distancës me Skënderbeun. Në derbin me Tiranën skuadra demonstroi sërish vështirësi në finalizim pavarësisht rasteve të krijuara, dhe kjo është një tjetër ndeshje prove për sa i përket aftësisë për të shënuar, me trajnerin Sormani që nuk përjashtohet që të ndryshojë dicka në formacion, ndërkohë që ka në dispozicion dhe goditjen e madhe të kësaj vere, izraelitin Ben Azubel që shënoi në debutim në ndeshjen e Kupës përballë Kevitan.

Në këtë ndeshje të kuqtë nuk do të kenë italianin Luka Bertoni që ka mbetur jashtë listës së të grumbulluarve për transfertën e “Zeqir Ymerit” për arsye shëndetësore. Në vend të italianit në mesfushë do të luajë kosovari Ylber Ramadani


Kategoria Superiore
Java e 5-të
01/10/2016
Luftëtari 14:00      Laçi
Kukësi     14:00      Partizani
Vllaznia   17:00      Skënderbeu
02/10/2016
Tirana     17:00      Flamurtari
Teuta      17:00      Korabi 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin