Kategoria Superiore - Ka nisur edicioni i ri i Kategorisë Superiore të Kampionatit shqiptar. Sot janë zhvilluar dy takimet e para në orën 20:00. Në Durrës vendasit e Teutës morën një fitore mjaft të vyer me përmbysje, teksa mposhtën Bylisin e rikthyer në Superiore me rezultatin 2-1.
Fillimisht ndeshja u zhbllokua në të 14-ën me golin e brazilianit Walisson, i cili kaloi pëpara ballshiotët. Por e menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e Teutës me Emiljano Vilën që barazoi në minutën e 21.
E kur duke se gjithçka do të shkonte drejt barazimit, durrsakët shënuan golin e fitores në të 89-ën duke e nisur mbarë sezonin e ri.
Ndërkohë në sfidën tjetër, atë të Elbasanit mes Dinamos dhe Egnatias tre pikët i morën kampionët në fuqi.
Rrogozhinasit e Edlir Tetovës triumfuan pastër me golat e Vuthaj në të 47-ën dhe Lushkjas në të 69-ën pas një aksioni model.
Këto ishin dy takimet e luajtura sot që çelën siparin e Superiores dhe për momentin Teuta dhe Egnatia ndajnë vendin e parë.
Sakaq, nesër do të kemi sfidat e tjera ato mes: Laçi-Tirana në 17:00, Partizani-Vllaznia në 20:00 dhe Skënderbeu-Elbasani në 20:00.