Java e 11 e kategorisë superiore do të startojë me tre ndeshje ditën e shtunë. Flamurtari do të presë në shtëpi ekipin e Kukësit, Bylisi do të udhëtojë drejt Durrësit dhe Tomori do të presë Luftëtarin. Ndeshja kryesore e javës do të jetë midis Flamurtarit dhe Kukësit. Verilindorët renditen në vendin e 2 me 18 pikë, vetëm tre pikë larg vendit të parë që mbahet nga kampionët aktualë të Skënderbeut. Kukësi i kërkoi sektorit të garave pranë FSHF, që të zhvendoste ndeshjen me Flamurtarin ditën e dielë, por FSHF nuk pranoi. Ndaj kësaj situate ka reaguar shefi i ekipit të Kukësit Sulejman Starova, i cili akuzon FSHF për dashakeqësi.
Z. Starova cili është komenti juaj për përgjigjen negative që ju ka kthyer FSHF për shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin?
Para dy ditëve kemi dërguar një kërkesë në sektorin e garave për shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin për ditën e dielë. Arsyeja se përse e kemi kërkuar një gjë të tillë ka qenë se në mesjavë kemi luajtur përballë ekipit të Besës për shkak të tragjedisë që i ndodhi arbitrit Pjetrushi. Duke qenë se Flamurtari nuk e zhvilloi ndeshjen me Skënderbeun, kërkuam që ndeshja të luhet të dielën, por sektori i garave nuk pranoi dhe kjo është e padrejtë.
Ju mendoni se FSHF e ka bërë me qëllim një gjë të tillë?
Unë besoj se një vendim i tillë mund të shpjegohet me dy arsyje, e parë mund të jetë dashakeqësi ose gjithcka vjen nga paaftësia e drejtuesve në krye të këtij institucioni. Kundërshtari me të cilin do të ndeshemi sot është i freskët, pasi ka pasur 10 ditë kohë që të përgatitet për sfidën e sotme, ndërsa Kukësi vetëm tre ditë. Megjithatë kjo gjë na motivon akoma më shumë për të realizuar një ndeshje të mirë.
Si e vlerësoni kundërshtarin dhe me cfarë objektivi do të futeni në fushë?
Objektivi është që të realizojmë një ndeshje pozitive dhe të mos dalim pa pikë. Kundërshtari ka një ekip të fortë dhe me cilësi, prandaj duhet të bëjmë mjaft kujdes në interpretimin e skemave dhe vigjilenca duhet të jetë maksimale. Jemi përgatitur me kaq ditë sa kemi pasur në dispozicion, pasi ndaj Besës harxhuam shumë energji, por kam besim te grupi që do bëjmë një 90’ minutësh pozitiv.
Kukësi është surpriza e këtij edicioni në kampionat dhe kupë, kush është celsi i suksesit në punën tuaj, pasi në cdo ekip që drejtoni ndihet dora juaj?
Celsi i sukësesit është puna dhe përkushtimi maksimal në cdo senacë stërvitore, pasi nga aty burojnë edhe rezultatet e ndeshjes. Kemi ndërtuar një ekip të ri në fillim të edicionit me djem puntorë që kam ambicje për të fituar. Ndeshjet e para kemi pasur probleme me konsolidimin, por ashtu sikur e shikojmë tani jemi në vendin e dytë në renditje me meritë të plotë, madje pa asnjë humbje.
Kush është objektivi i Kukësit këtë edicion, kampionati apo Kupa?
Objektivi jonë është që të sigurojmë një vend në kupat e europës, nëse do të arrijmë një gjë të tillë deri në fund, edicioni mund të quhet plotësisht i suksesshëm, pasi investimi është i konsiderueshëm. Nuk duhet të përfshihemi nga euforia, pasi kampionati ka vetëm pak javë që ka filluar, fundi do të tregojë më të mirin. Prandaj ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë rrugën pozitive që kemi nisur.
/Shqiptarja.com