Katër aktivistë të Vetëvendosjes
akuzohen për sulm terrorist

Katër aktivistë të Vetëvendosjes<br />akuzohen për sulm terrorist
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ka njoftuar se janë ngritu akuza ndaj katër pjesëtarëve të lëvizjes Vetëvendosja, për kryerjen e akteve terroriste.
 
Sipas njoftimit të prokurorisë, akuzat për terrorizëm janë ngritur ndaj të pandehurve  Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha. Gjithashtu prokuroria lajmëroi se për mungesë provash kanë ndaluar hetimet për  Petrit Ademin.
 
“Të pandehurit kanë vepruar si një grup i organizuar me qëllim frikësimin e popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës së pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokuroria.
 
Katër të akuzuarit janë arrestuar më 30 gusht pasi dyshoheshin si autorët e sulmit mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës që ndodhi më 4 gusht.
 
Ndërkohë së bashku me katër të akuzuarit është arrestuar edhe Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë më 5 nëntor në burgun e Prizrenit, ku po mbahej për më shumë se 2 muaj.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm