3 ditë nga përfundimi i afatit të komisionit të reformës zgjedhore, ekspertët e Komisionit të Venecias zbarkuan në Kuvend. Fokusi, ishte i vetmi produkt që palët në Kuvend kanë mundur të kenë nga Komisioni Bipartizan për zgjedhoren, projektligji I ri që adreson financimin e partive politike.
Kuvendi njoftoi se drafti i rishikuar, mbi të cilin ekspertët zhvilluan diskutimet, ka marrë në konsideratë rekomandime nga organizatat e shoqërisë, partitë politike dhe opinionet e para të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Këtij takimi i parapriu një debat në sallën plenare. Oerd Bylykbashi i PD kërkoi zgjatjen e afatit, por socialistët u treguan të prerë duke thënë se këtë herë nuk do të plotësojnë dëshirat e demokratëve.
Oerd Bylykbashi: Unë kam kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Taulant Balla: Ne e kemi ngritur komisionin e posaçëm sipas një formule tradicionale të dakordësuar. Pas datës 30, ju s’keni të drejtë të merrni peng axhendën europiane, Pasi e bojkotove, u kujtove se po mbaron afati, me shpresën se po e pengojmë këtë detyrë shtëpie. Ajo që duam prej jush është të ecim para me ligjin për financimin e partive. Jeni e vetmja opozitë që s’doni t’i nënshtroheni kontrollit, se e keni hall se ju del ku i çuat 6 milionë dollarë për një vizë.
Oerd Bylykbashi: Me të njëjtin skenar të reformës territoriale, do ta vrasin dhe do ta bëjnë siç duan. Ne kemi gatishmërinë, kemi sjellë propozimet për rekomandimet e ODIHR-it.
Afati i Komisionit të reformës zgjedhore është 30 nëntori. Disa mbledhje radhazi palët kanë dështuar të gjejnë dakordësi. PS insiston se duhet të reflektohen në kod ndryshimet për zgjedhjen e këshillave bashkiakë, pas hartës së re territoriale. Ndërsa PD ka nisur prezantimin e disa nismave ligjore, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ ODIHR, për ndarjen e shtetit nga partia.

Vetëm katër ditë nga përfundimi i mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ODIHR kërkon të dijë nëse puna e komisionit do të vijojë edhe pas 30 nëntorit. Në përgjigje të kërkesës për dërgimin e ekspertëve, ODIHR u ka kërkuar dy bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, të sqarojnë nëse parashikohet shtyrja e afatit dhe për sa kohë. ODIHR kërkon gjithashtu të dijë se për cilat projektligje nevojitet ndihma e ekspertëve, cilat rekomandime synon të zbatojë komisioni dhe kur pritet të përfundojë hartimi i projektligjeve. Për shkak të kohës së kufizuar, ODIHR kërkon një përgjigje sa më të shpejtë për të përcaktuar se si mund ta ndihmojë komisionin.
Letra e plotë e ODIHR-it drejtuar Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit, e përkthyer në shqip:
Të dashur Damian dhe Oerd,
Shpresoj të jeni mirë.
Ju falënderojmë për letrën tuaj, të marrë sot, lidhur me vendimin e Komisionit të datës 17 nëntor, përmes të cilit kërkohet caktimi i ekspertëve të ODIHR-it. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër të njoftimit dhe me qëllim që ta shqyrtojmë plotësisht kërkesën dhe të identifikojmë ekspertët e përshtatshëm, do t’ju ishim mirënjohës për sqarime mbi pikat e mëposhtme:
- A mund të na bëni me dije kalendarin e parashikuar për angazhimin e ekspertëve, përfshirë etapat kryesore dhe datën e pritshme për përfundimin e hartimit të projektligjeve?
- A mund të specifikoni projektaktet dhe çështjet konkrete për të cilat kërkohet kontributi i ekspertëve, përfshirë rekomandimet e ODIHR-it që Komisioni synon të adresojë?
- Duke pasur parasysh se mandati i Komisionit përfundon më 30 nëntor 2026, a mund të na sqaroni nëse ky afat është përfundimtar apo parashikohet një zgjatje e tij dhe, nëse po, për sa kohë?
Duke marrë parasysh kohën e kufizuar që ka mbetur, do ta vlerësonim një përgjigje sa më të shpejtë për këto pika, në mënyrë që të përcaktojmë formën më të përshtatshme të mbështetjes.
Përshëndetje të përzemërta nga Varshava.
PD kërkoi në Kuvend zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Oerd Bylykbashi tha se komisioni kishte rënë dakord t’i kërkonte Venecias asistencë për të gjitha paketat e reformës, jo vetëm për ligjin për financimin e partive politike.
Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të vijojë punën në komision, i cili e ka afatin deri më datë 30 dhe tha se kjo ishte hera e fundit që i zgjatej mandati. Balla i kujtoi opozitës edhe lobimin 6 mln dollarë në SHBA, duke thënë se është e vetmja parti që nuk e do ligjin e financimit të partive politike.
Oerd Bylykbashi: Unë kam kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sot ka ardhur Komisioni i Venecias. Do të kemi një takim pas pak për të diskutuar për asistencën që do të na japë. Për fat të keq, shkresa juaj i ka keqdrejtuar, duke kërkuar asistencë vetëm për ligjin e financimit të partive politike, por ne në komision, me konsensus, e kemi thirrur për të gjitha paketat.”
Taulant Balla: Ne e kemi ngritur komisionin e posaçëm sipas një formule tradicionale të dakordësuar. Pas datës 30, ju s’keni të drejtë të merrni peng axhendën europiane, axhendën e shqiptarëve. Ftesa është aty. Uluni sot, nesër, pasnesër, të dielën. Punoni me seriozitet. Po mos e harro, aty, në atë foltore, ta kam thënë sot e gjashtë muaj më parë. Është hera e fundit që ne e zgjasim mandatin. Do të rikthehemi në një komision tjetër të reformës zgjedhore për të punuar së bashku, ndoshta pas zgjedhjeve, ndoshta para zgjedhjeve, por ky komision duhet të jetë serioz. Pasi e bojkotove, u kujtove se po mbaron afati, me shpresën se po e pengojmë këtë detyrë shtëpie. Ajo që duam prej jush është të ecim para me ligjin për financimin e partive. Jeni e vetmja opozitë që s’doni t’i nënshtroheni kontrollit, se e keni hall se ju del ku i çuat 6 milionë dollarë për një vizë.
Oerd Bylykbashi: Me të njëjtin skenar të reformës territoriale, do ta vrasin dhe do ta bëjnë siç duan. Ne kemi gatishmërinë, kemi sjellë propozimet për rekomandimet e ODIHR-it. Ju s’keni sjellë asgjë, zero deri tani.







Komente
Komento