TIRANE- Në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj grupit që vendoste tritol dhe kryente vrasje me pagesë, grupi i hetimit i ka kërkuar me një shkresë zyrtare prokurorisë së Shkodrës dhe asaj të Tiranës, të venë për llogari të Krimeve të Rënda aktet hetimore, të katër ngjarjve kriminale. Bëhet fjalë për katër dosje të pazbardhura, ku tre janë të pezulluara dhe qëndrojnë në arkivën e prokurorisë së Tiranës ndërsa një tjetër është ajo e vrasjes së shtetasit Ibrahim Mani në Shkodër, krim ky ende i pazbardhur.