Katër oficerët e policisë franceze, përgjegjës për dhunimin e një producenti me ngjyrë, do të hetohen penalisht. Video e oficerëve të bardhë që sulmonin producentin Michel Zecler u shfaq javën e kaluar dhe shkaktoi valë të shumta zemërimi në shoqërinë franceze.
Të katër të dyshuarit përballen me akuza të "dhunës me dashje të ushtruar një person me pushtet ", thuhet në median franceze. Dy prej tyre aktualisht gjenden në paraburgim. Vendimi për të hapur një hetim zyrtar vjen në mes të shqetësimit në rritje për dhunën e policisë në Francë.
Pamjet e publikuara nga Loopsider të Enjten tregojnë producentin Zecler teksa dhunohej nga tre oficerë policie në studion e tij në Paris më 21 nëntor. Një i katërt shihet më vonë duke hedhur një bombol gazi në ndërtesë. Incidenti thuhet se filloi me një mosmarrëveshje për maskën.
Përveç akuzës për "dhunë të qëllimshme", të katër oficerët akuzohen për falsifikim në raportin e policisë që ata paraqitën pas incidentit. Të Shtunën, prokurorët kërkuan që tre nga policët të riktheheshin në paraburgim për të shmangur bashkëpunimin midis tyre. Por gjykatësi tha se vetëm dy do të qëndronin në paraburgim, raportojnë mediat franceze.
Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si "të papranueshëm" dhe "të turpshëm", duke kërkuar propozime të shpejta qeveritare se si të rindërtohet besimi midis policisë dhe qytetarëve.
Ndërkohë që të Shtunën, u mbajtën protesta në të gjithë vendin kundër projekt-ligjit të sigurisë i cili synon të kufizojë të drejtën për të filmuar ose marrë fotografi të policisë. Në Paris demonstruesit u përleshën me oficerët.
Kundërshtarët thonë se projektligji do ta bënte të vështirë dokumentimin e brutalitetit të policisë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Si Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të kapërcejë hendekun midis Trump dhe Evropës! Analiza e CNN
16 Dhjetor, 09:53
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor, 22:07
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor, 21:44
-
Sot ceremonia e hapjes së katedrales Notre-Dame/ Presidentët Trump dhe Zelensky kanë mbërritur në Paris
7 Dhjetor, 16:35
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor, 22:48
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor, 15:01
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor, 10:53
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor, 17:38