foto arkiv
PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/.- Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime konkrete për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës, që do të zhvillohen të dielën, duke caktuar katër prokurorë kujdestarë.
Sipas KosovaPress, Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, bashkë me prokurorët kujdestar, me qëllim parandalimin e parregullsive janë të përkushtuar për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.
Prokurorët kujdestarë do të qëndrojnë në stacionin policor në Graçanicë, ku në pajtim me procedurën standarde të veprimit dhe në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës, do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në keqpërdorimin e votës./m.m/