Katër ushqime që forcojnë kujtesën

Katër ushqime që forcojnë kujtesën

Stresi, lodhja dhe sasia e madhe e informacionit që marrim çdo ditë në punë dhe në familje shpesh krijojnë probleme me kujtesën. Mund të harrojmë nga gjërat e thjeshta deri te informacionet dhe detyrimet e rëndësishme që duhet të bëjmë.

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm edhe në funksionimin e trurit, ndërkohë që ka disa ushqime që mund të përmirësojnë kujtesën tonë. Ndjekja e një diete të pasur me ushqime të purpurta dhe të kuqe mund ta përmirësojë atë.

Kjo është për shkak të antocianinës fitokimike që u jep këtyre ushqimeve ngjyrën e tyre ndërsa përmirëson kujtesën. Shikoni katër prej tyre:

Qepë

Qepa e kuqe përmban antocianinë dhe kuercetinë duke ndihmuar në një masë të konsiderueshme kujtesën tonë.

Mollë

Mollët përmbajnë nivele të larta të kuercetinës, një antioksidant që është treguar në studime se mbron nga Alzheimer. Pjesa më e madhe e kuercetinës gjendet në lëkurën, e cila gjithashtu përmban antocianin.

Rozmarina

Rozmarina përmban acid karnozik, një substancë neuroprotektive që studimet kanë treguar se edhe aroma e rozmarinës përmirëson kujtesën e punonjësve të zyrës.

Panxhari

Panxhari është një burim i mirë i antocianinës dhe folatit dhe është gjithashtu një ushqim që përmirëson kujtesën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!