Harroni shpesh? 5 mënyra për ta forcuar kujtesën

Harroni shpesh? 5 mënyra për ta forcuar kujtesën

Foto ilustruese

Sa herë ju ka ndodhur që keni folur për diçka dhe pas një kohe e keni harruar atë? Apo, keni hyrë në një dhomë dhe të mos kujtohet se çfarë do bëje apo se çfarë do merrje?

Dhe nëse shembujt e mësipërm janë të zakonshëm dhe u ndodhin të gjithëve, ka të tjerë akoma dhe më seriozë që tregojnë se kujtesa jonë po dobësohet. Në fakt, truri i njeriut tkurret me një mesatare prej 5% në dekadë pas moshës 40 vjeçare. Diçka që mund të ndikojë shumë në kujtesën dhe përqendrimin tonë.

Dhe nëse mendoni se kjo nuk vlen për ju, sepse nuk i përkisni kësaj grupmoshe, mësohet se sipas të dhënave të OBSH-së , në vitin 2020 pothuajse 55 milionë njerëz në mbarë botën u diagnostikuan me Alzheimer ose një lloj tjetër demence dhe se numri pritet të rritet shumë në të ardhmen.

Humbja e kujtesës, megjithatë, nuk duhet të jetë diçka që patjetër duhet të ndodhë në pleqëri pasi ka disa zakone në jetën e përditshme mund ta parandalojnë atë.

Sipas Marc Mistein, një ekspert i shëndetit të trurit me doktoraturë në Biokimi dhe kërkime në gjenetikë dhe neuroshkencë, ruajtja e pesë zakoneve të mëposhtme është shumë e rëndësishme.

1. Gjumi cilësor

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me probleme me gjumin janë në rrezik të humbjes së kujtesës 10 vjet më herët se mesatarja e popullsisë së përgjithshme. Për shumicën e njerëzve, 7 deri në 10 orë gjumë çdo natë është gjithçka që u nevojitet për të ruajtur shëndetin e trurit.

Këshillat që sugjerohen për një gjumë të mirë janë:

Mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit.

Fikni të gjitha ekranet një orë para gjumit.

Mund të dëgjoni muzikë ose të meditoni.

Dilni jashtë dhe vihuni në kontakt me dritën e diellit sa më shpejt që të mundeni pasi të zgjoheni në mëngjes.

2. Dieta e duhur

Ju e dini shumë mirë se ushqimi i duhur kontribuon jo vetëm në shëndetin e mirë të trurit, por edhe në funksionimin e duhur të trupit në përgjithësi.

Sugjerohet konsumi i :

Peshku, i pasur me Omega 3, arra pa kripë, perime të ndryshme, si për shembull brokoli, frutat dhe avokado.

Po ashtu sugjerohet shmangia e ushqimeve të ambalazhuara, sidomos at që kanë një  nicvel të lartë të sheqerit.

3. Jo pirjes së duhanit

Duhanpirësit kanë 30% më shumë gjasa të zhvillojnë një formë të demencës sesa jo duhanpirësit. Përveç pirjes së duhanit dhe duhanpirjes, edhe aroma e cigareve të mbetura në rroba mund të ndikojë në kujtesë, pasi këto mbetje në rroba çlirojnë kimikate që janë toksike për trurin.

4. Kontakti social

Një studim i kohëve të fundit tregoi se njerëzit rreth moshës 55-vjeçare që merrnin pjesë në darka ose tubime të tjera shoqërore kishin më pak gjasa të humbnin kujtesën. Socializimi i tyre kontribuoi në këtë.

5. Edukimi i vazhdueshëm

Mund të rrisni kujtesën dhe funksionin e trurit duke zgjidhur Sudoku dhe fjalëkryqe, por po ashtu mund të mësoni gjëra të reja, aktivitete të reja.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda