Katër vila në një thes me gënjeshtra

Katër vila në një thes me gënjeshtra

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën sa i takon pasurisë. Jo në faktin që ai ka më shumë, apo më pak, por që Ilir Meta në raport me këtë , është më i hapur dhe më transparentë. Ai nuk ka kompleks ta deklaroj vilën në Lalëz apo shtëpinë në Tiranë. Dhe opinioni publik ja ka pranuar këtë staus. 

Lulzim Basha ka më shumë se ai, por përpiqet ti mbaj ato fshehur nga sytë e opinionit publik. Ai është përballur dje me pyetjen e Sokol Ballës për dy vilat në kompleksin rezidencial në Farkë ku banon së bashku me familjen e gruas dhe dy vilat në Vila Mare në bregdet në Hamallaj.

Në të katër vilat banon rregullisht. Në këto dy në Farkë, banon cdo ditë. Në ato dy në Hamallaj për fundjava dhe në verë.

Vilat në Farkë ka një vit që nuk i sqaron se si i ka marrë. Në fillim nuk pranonte që jetonte aty. Pasi ju botuan fotot, tha se ika nga apartamenti se ma dëmtoi tërmeti i Shtatorit të vitit të kaluar. Ka kaluar më shumë se një vit dhe apartamenti mund të rregullohej, edhe pse nuk është dëmtuar fare dhe nuk ka asnjë ekip që të merret me rregullimin e tij.

Tani thotë që i kam marrë me qira dhe i kam deklaruar në tatime. Duke qenë se ato janë të dhëna personale, ai e di që tatimet nuk të japin informacion për këtë, ai thjesht po fsheh të vërtetën për dy vilat në Farkë.

Por ai nuk fsheh dot më fakitn që jeton aty, komshijtë dhe jetën e përditëshme atje. 

Problemi që ia ka, është emri në të cilin ka blerë vilat dhe ka bërë sikur ja ka marrë me qira. Në këtë rast ai ka problem dhe me pronarin formal dhe me kontratën formale të qirasë . Dhe kjo është aryseja që nuk e bën publike.

Cfarë do ti prishte punë një njeriu të bënte publike kontratën e qirasë së dy vilave në Farkë, nëse nuk do kishte komplekse nga pronari formal që ja ka marrë dhe nga cmimi formal që i ka vënë kontratës? 

Janë këto dy arsyet që ai qëndron i vendosur në mungesën e transparencës së dy vilave në të cilat banon.

Problemi i dytë janë vilat në Vila Mare, në Hamallaj, blerë tek një nga ata që ai e quan pa emër “oligark”. Ka shitur një apartament tek “Laguna Blu” në Qerret dhe ka blerë po dy vila në Vala Mare në Hamallaj. Ka dhe foto aty me fëmijë. Biles dhe javën e fundit.  As për këto nuk jep shpjegime. As që i ka marrë me qira, as që i ka blerë.

Tani për opinionin publik ka pak rëndësi se si Basha përpiqet të fsheh katër vila. Të gjithë janë të qart, që ai në dy vitet e fundit në opozitë ka bërë katër vila, dy në bregdet dhe dy në Farkë. Nëse do të tregonte faturat dhe ai ka aq lek formale nga Kunati që ti tregoj, pasi është biznesmen që ka pas fitime në qeverinë Rama, ai do ta kishte mbyllur këtë histori. Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa  e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca pare të vetat.

Në këtë pikë mund të mësoj nga Ilir Meta. Bile dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër as tregon faturë. Meta thotë e kam bler vet, Saliu thotë ja ka blerë vajza…dhe ky mund të thotë mi ka blerë Kunati. Por ky se bën këtë duke u përpjekur më kot  të fus katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 13/11/2020 23:08

    Bashe shkerdhate deklaro vilat

    Përgjigju
  • O tej: 13/11/2020 21:07

    Tash Bashes i mungon nje hu ne bythe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë