Katërmujori, 20 për qind më pak investime publike nga viti i kaluar

Katërmujori, 20 për qind më pak investime publike nga viti i kaluar

Të ardhurat rriten 4 për qind në periudhën janar-prill 2019, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që shpenzimet janë rritur 3.4 për qind. Kjo është në vija të përgjithshme situata e realizimit të zërave të buxhetit të shtetit për katërmujorin e parë të vitit. Si rezultat, edhe suficiti është ruajtur, madje është rritur 30 për qind në krahasim me katërmujorin e vitit të kaluar.

Sa u përket të ardhurave, ato kanë arritur shifrën e 148.9 miliardë lekëve, nga 143.2 miliardë lekë një vit më parë, por vijon të bjerë në sy shifra negative e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, që vazhdimisht ka sjellë më pak të ardhura se vjet në arkën e shtetit, muaj pas muaji. Si 4-mujor, TVSH-ja arkëton 43.5 miliardë lekë, por një vit më parë shifra ishte 44.5 për qind, me një ulje në masën 2.2 për qind. Ndërkohë, vijon tendencën pozitive të muajve të fundit tatimi mbi fitimin, që ka sjellë 15.3 miliardë lekë, kurse vjet si katërmujor u arkëtuan 13.1 miliardë lekë. Rritja është në masën 16.8 për qind. Kjo është pasuar nga tatimi mbi të ardhurat personale, që shënon rritje në masë pak më të vogël, 11.4 për qind.

Pas kaq kohësh me rritje të ndjeshme, për herë të parë të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore shënojnë një ulje në masën 1.4 për qind në shkallë vjetore, duke kaluar nga 28.2 miliardë lekë vjet, në 26.8 miliardë lekë këtë vit. Kurse për sigurimet shëndetësore janë siguruar 7.2% më shumë të ardhura.

Në vijim të një kthese që po shënohet sivjet që nga muaji i parë, pushteti vendor “shkëlqen” në mbledhjen e të ardhurave të veta. Bashkitë kanë siguruar 37.2 për qind më shumë fonde nga një vit më parë në fund të muajit prill 2019, bazuar kryesisht në taksat lokale, me rritje 39.2 për qind dhe ato mbi pasuritë, që sollën 35.3 për qind më shumë të ardhura. Por nga biznesi i vogël, taksat mbi të cilin i mbledh pushteti vendor, nuk ka patur asnjë ndryshim nga një vit më parë.

Shpenzimet në total kanë arritur në 144.6 miliardë lekë, nga 139.9 miliardë që ishin një vit më parë. Por të bie në sy rritja sistematike e barrës së detyrimeve mbi borxhit. Në katër muaj, janë paguar 12 miliardë lekë nga arka e shtetit vetëm për interesat e borxheve të marra, shifër që është gati e barabartë me të ardhurat nga tatimi mbi pagat e punonjësve dhe të ardhurave të tjera personale.

Një moment tjetër që bie gjithashtu në sy është rritja e shpenzimeve për qëllime sociale, konkretisht për ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie. Janë paguar 7 miliardë lekë në adresë të familjeve në nevojë, nga 6.1 miliardë që ishte kjo shifër një vit më parë. Si dhe 200 milionë lekë për pagesë papunësie, që është shifër mjaft e vogël, por një vit më parë ajo ishte 100 milionë lekë, pra rritja është këtë radhë dy herë.

Shpenzimet për kompensimin e ish-pronarëve dhe pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime pa leje në legalizim, kanë shënuar një rritje në masën tri herë, kurse në adresë të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist rritja ka qenë po aq, duke kaluar në 400 milionë lekë, nga 200 milionë në periudhën janar-prill 2018.

Sa u përket investimeve publike, ato shënojnë një rënie të ndjeshme, duke kaluar në 14.7 miliardë lekë, nga 18.3 miliardë një vit më parë, me ulje në masën 19.7 për qind. Kjo mund të gjejë shpjegim në shtimin e përdorimit të investimeve me financim nga private, të formës koncesione me partneritet publik- privat.

Ndihma sociale

Janë paguar 7 miliardë lekë në adresë të familjeve në nevojë, nga 6.1 miliardë një vit më parë. Si dhe 200 milionë lekë për pagesë papunësie. Një vit më parë ajo ishte 100 milionë lekë. Rritja është 2 herë

Vijon të bjerë në sy shifra negative e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Si 4-mujor, TVSH-ja arkëton 43.5 miliardë lekë, por një vit më parë shifra ishte 44.5 për qind, me një ulje në masën 2.2 për qind.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje