Banorët dalin nga izolimi: Kemi pritur 35 vite për këtë rrugë! Përmirësohet infrastruktura dhe ndriçimi në Mirditë

Fshati Jezull që ndodhet pranë qytetit të Rrëshenit, njohu për herë të parë rrugë me asfalt pas 35 vitesh demokraci. Segmenti me gjatësi 1.5 km është rehabilituar duke krijuar lehtesi për banorët, të cilët tashmë mund të nxjerrin në treg prodhimet bujqësore e blegtorale.

“Rruga ka qenë në gjendje skandaloze. Tani është asfaltuar dhe na ka zgjidh punë se kishte 35 vite që ishte lënë në harresë. Kemi prit me vite për këtë rrugë. Shpresojme se do sjellë zhvillim për tregtinë e bujqësinë”, thanë banorët.

Investimi në këtë fshat është një prej disa projekteve infrastrukturore në Bashkinë Mirditë. Pas sistemimit të rrugeve, trotuareve dhe lulishteve në qytet, vemendja tashme është përqëndruar në qytezat e Rubikut e Repsit dhe fshatrat Kodër Rrëshen, Ndërfanë. Kryebashkiaku thote se qyteti i Rreshenit ka dale nga erresira me instalimin e ndriçuesve në cdo rruge e lagje.

“Kemi bërë ndërhyrje thelbësore në qytet dhe tashmë po investojmë në periferi. Infrastrukturë në disa qendra të njësive administrative për të rikthyer jetesën në kushte normale, sepse fatkeqësisht janë shpopulluar”, tha Albert Mëlyshi, kryetar i bashkisë së Mirditës.

Investimet në rrugë po realizohen me të ardhurat e Bashkisë Mirditë, duke përmiresuar ndjeshëm jetesën e banorëve. Po kështu në fshatra po ndertohen 7 ura 3 prej te cilave në bashkepunim me Ministrinë e Mbrojtjes.  Sakaq mësohet se Qeveria ka alokuar rreth 1.2 milion euro per rindertimin nga termeti, ku do të perfitojnë dhjetera familje të pastreha.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi

Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi