ATHINË - “Turistët shqiptarët” quhej një barsaletë jo fort korrekte politikisht që përdornim ne këtej në vitet 1960. Por se si kanë ndryshuar gjërat”. Kështu nis shkrimi I të përditshmes greke Kathimerini, me titull “Grekët i drejtohen Shqipërisë në kërkim për punë”, i cili flet pikërisht për një fenomen, që po vihet re gjithnjë e më shumë kohët e fundit.
“Veç shumë emigantëve shqiptarë, që po kthehen në atdheun e tyre, një numër gjithnjë e në rritje grekësh të goditur nga kriza po i drejtohen vendit fqinj në kërkim për punë”-vijon shkrimi ku shumë grekë shprehen se udhëtojnë shpesh drejt Shqipërisë për një vend pune dhe për këtë janë ndihmuar edhe nga vetë emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët kanë vendosur të braktisën vendin e zhytur në borxhe”-vijon Kathimerini.
“Pagat në Shqipëri janë shumë të ulëta. Punëtorët e ndërtimit marrin 7-10 euro në ditë ndërsa për një zanatçi arrin edhe deri në 20 euro në ditë nëse është shumë me fat. Por edhe kostoja e jetesës atje është shumë e ulët”-thotë një grek, sipas të cilit ata që vijnë në Shqipëri në kërkim të punës janë me të vërtet të dëshpëruar. Ndërkaq, siç vijon shkrimi, ka gjithashtu dhjetëra kompani greke dhe shqiptare që kërkojnë për staf të specializuar për të punuar në projekte të ndryshme në Shqipëri. Por sipas gazetës bëhet fjalë për shumë punë në këmbim të pak parave.
“Po flasim këtu për 10 orë në ditë me vetëm 4 ditë pushim në muaj”- thotë një punëtor nga Janina, i cili ka kaluar shpesh kufirin në kërkim për punë. “Nuk është zgjidhja perfekte por është më mirë së pa gjë”-vijon ai. Sipas Kathimerini, eksodi nuk është fort i madh për shkak të pagave të ulëta, por edhe për shkak të numrit të limituar të vendeve të punës që ka në Shqipëri. Por gjithsesi për herë të parë, grekë që nuk janë punonjës apo drejtues nëpër degët e kompanive të mëdha greke po udhëtojnë drejt Shqipërisë për punë.
Trendi arriti pikun gjatë verës, kur shumë grekë erdhën për të punuar në sektorin e turizmit, ku pagat janë më të larta, ku arrijnë edhe deri në 30-40 euro në ditë. Shifrat, siç raporton gazeta greke, janë konfirmuar edhe nga Ministria e Punës në Shqipëri, sipas së cilës numri i aplikimeve të huaja për leje pune është i vogël, vetëm 2500 të tilla gjatë 2012-ës por gjithësesi 8% më e lartë se vitin parardhës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com