Merr flakë pallati në Korçë, dy vajza të vogla po luanin me shkrepëse, banori: Pamë tym e kërcisnin xhamat! (VIDEO)

KORCË- Kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët, pasi dy vajzat e vogla të njërës prej familjeve po luanin me shkrepëse e më pas ka marrë flakë krevati e perdet e ndodhura aty pranë. Familja ka arritur të dalë në kohë nga shtëpia dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve, pallati që është përfshirë nga zjarri ndodhet në lagjen 16 të qytetit. Dyshohet se në shtëpi ka pasur edhe një bombol gazi në kuzhinë. Zjarri ka shkaktuar frikë tek banorët të cilët kanë dalë jashtë.

Menjëherë pas sinjalizimit zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes e po punon për shuarjen e flakëve dhe njëkohësisht po punohet edhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së tij.

"Erdhën dhe më lajmëruan disa fëmijë të lagjes që ka marrë zjarr, mora policinë se unk e mbaja mend numrin e zjarrfikëses. Erdhi policia dhe erdhi zjarrfikësja. Pamë vetëm tym e kërcisnin xhamat. Ka qenë vetëm zonja me fëmijët, fëmijët janë të vegjël njëra 4 e tjetra 2 vjeç. Ata dolën para se të vinte zjarrfikësja", tha njëri nga banorët e lagjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë