Që prej ndarjes nga aktori Tom Cruise jeta private dhe sentimentale e aktores Katie Holmes është gjithnjë në fokus të mediave të huaja.

Këtë herë raportohet se Holmes ka dalë disa herë me yllin hollivudian George Clonney. Prej pak kohësh Holmes është ndarë nga i dashuri i saj Luke Kirkby dhe duket se është duke kaluar çaste mjaft të këndshme me Clonney.  

katie holmes george clonney

“Katie dhe George e njohin njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ata janë takuar përmes ish bashkëshortit të saj, Tom Cruise dhe gjithmonë kanë shkuar mirë. Katie ka  patur gjithnjë simpati për të,”-shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë të afërm pranë aktores Holmes e mohojnë një lidhje mes dy aktorëve.


Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)