Katie Price ka deklaruar sot në radion e saj “Fubar” se i ka dhënë fund “luftës” me Victoria Beckham.

Ajo ka folur për herë të parë hapur në lidhje me kohën kur nisi zënka e tyre.

Sipas Katie zënka ka nisur shumë vite më parë, që kur Victoria hodhi në treg këngën “Who let the dogs out” dhe që atëherë ata kanë hedhur “shigjeta” kundrjt njëra tjetrës.

katie price

Ajo ka mbërritur tek radioja bashkë me vogëlushen e saj “Princess”, të dyja të veshura me pantallona pink me lule verore, bluza të zeza T-shirt dhe atlete pink.

Katie duket në gjendje të mirë shpirtërore tek sa thotë për Victoria Bekham, “Kush e godet atë do të thotë që është xheloz, Victoria është gjithmonë në formë dhe e këndshme”.

Katie po pret fëmijën e saj të pestë me bashkëshortin Kieran Hayler me të cilin u nda pasi ai e tradhëtoi me shoqen e saj të ngushtë.
Redaksia Online
(g.m/shqiparja.com)