Këngëtarja e njohur Katy Perry është kurorëzuar me titullin “Femra e Vitit” në eventin Elle Style Awards të organizuar nga revista e famshme “Elle”.

Mbrëmjen e djeshme Katy mori një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes nga këngëtarja Kylie Minogue.

Princesha e popit është ndjerë mjaft e lumtur për këtë vlerësim dhe ka pozuar e qeshur para aparateve fotografikë.

katy perry

Perry u shfaq me një fustan plot ngjyra të stilistes Vivienne Westwood dhe dukej në formë mjaft të mirë.

Reperi Tinie Tempah u vlerësua gjitashtu me një çmim, i cili u prezantua nga Ellie Goulding.

Modelja britanike Cara Delevigne i prezantoi çmimin për Pharrell Williams.

Shumë yje të ekranit u mblodhën mbrëmjen e djeshme në eventin Elle Style Awards.

(b.tusha/shqiptarja.com)