KAVAJË - Shkatërrohet në Kavajë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabisi. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, efektivët e komisariatit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre personave që akuzohen për shpërndarje lëndësh narkotike.
Të arrestuar janë, Mirjan Muhameti, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Fadil Lila, 18 vjeç dhe Arian Dede, 36 vjeç, të dy banim në Kavajë. Arrestimi i këtyre personave është bërë përgjatë momente të përgatitjes së një rrjeti shpërndarje të lëndëve narkotike, lëndë të cilat i posedonin në shumë doza farmaceutike të llojit kanabis dhe heroinë.
Gjatë kontrolleve personale të arrestuarve u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lënda narkotike si dhe disa armë të ftohta. Dosja me materialet në ngarkim të tyre i ka kaluar për hetime të metejshme Prokurorisë së Tiranës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com