Kavajë, Cara: Në 100 ditë do të
zgjidh problemin e ujit të pijshëm

Kandidati për Bashkinë e Kavajës Engjëll Cara u takua gjatë një takimi me banorë të lagjeve 2 dhe 5 se në 100 ditëshin e parë të administratës së re, do të zgjidhet njëherë e mirë, problemi i ujit të pijshëm në këtë lagje. 

“Menjëherë pas zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, vëmendja do të kthehet tek problemi i banesave sociale”, -theksoi ndër të tjera z.Cara.
 
Cara vuri theksin tek rëndësia e mirëmenaxhimit të taksave të qytetarëve të Kavajë, pasi, sipas tij, vetëm mirëpërdorimi i çdo qindarke të buxhetit të Bashkisë, do të bëjë që çdo banor të ndjejë “dorën” e Bashkisë, në përmirësimin e cilësisë së jetës. 

Gjithashtu, ai u tha banorëve, që administrata e nesërme do të jetë e përbërë nga bijtë dhe bijat më të mira të qytetit të Kavajës, duke i dhënë kështu një përparësi punësimit të rinjve. 
cara
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve