Ngritja e një qëndre për grumbullimin e produkteve bujqësore.Ky është premtimi i kandidatit të majtë për Bashkinë e Kavajës, Elvis Rroshi ,për banorët e fshatit Rrikaj. 
Fshati Rrikaj i komunës Synej ka qenë ndalesa e radhës e kryebashkiakut, Elvis Rroshi, njëkohësisht kandidati i koalicionit të majtë për Kavajën, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. 

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Rroshi ka premtuar se pas 21 qershorit do të ngrihet një pikë grumbullimi për të gjitha produktet bujqësore të fshatrave të Kavajës, në mënyrë që fermerët të kenë të sigurtë tregun për shitjen e tyre. 

Gjithashtu, kandidati socialist ka theksuar se bashkia do të ofrojë asistencë falas për çdo fermer të Kavajës. Kryebashkiaku Rroshi u shpreh se Bashkia e re do e kete derën e hapur për të gjithë banorët e kësaj zone
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)