KAVAJE- Një 17-vjeçar është mbajtur peng për 48 orë nga disa persona në Kavajë, pasi e akuzonin për humbjen e një portofoli. Dy pronarët e lokalit në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë marrë peng 17-vjeçarin me iniciale I.H, i cili punonte kamarier në lokalin e tyre.
 
Pronarët akuzonin kamarierin për humbjen e një portofoli, duke e marrë kështu peng për dy ditë dhe duke e dhunuar.
 
Policia e Kavajës ka arrestuar dy pronarët e lokalit Jeton Laçi 22 vjeç dhe Kreshnik Nurçe 27 vjeç, të cilët morën peng të riun dhe ushtruan dhunë mbi të. Ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tjerë në pengmarrjen e të riut, Ilirjan Laçi 40 vjeç, Flogen Damarja 24 vjeç dhe Ermal Shehi 29 vjeç.
 
Pesë personat akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë së personit, dhe ushtrim dhunë fizike.
 
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme proceduriale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)