Një 47 vjeçari është arrestuar dy ditë më parë pasi ka kërcënuar ish bashkëshorten. Mësohet se në pranga është vënë Astrit Veipi, banues në Kavajë, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”. Burime zyrtare nga policia thanë se i ndaluari në ambientet e jashtme të njësisë administrative Kavajë, ka kërcënuar në vendin e punës, duke i shkaktuar gjendje të rëndë frike, ish bashkëshortes së tij, R.H., 44 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Bëhet e ditur se në mënyrë të përsëritur, Veipi kërcënonte 44 vjeçaren me jetë, duke i kërkuar ribashkim, pasi në të kundërt nuk do e linte të keq.