Të arrestuar janë 34-vjeçari Leonard Vasil Rraci, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, Ervin Sofokli Xhavara, 28 vjeç, Agim Hiqmet Hodo, 28 vjeç, të tre banues në Përmet.
3 personat u kapën në flagrancë gjatë trasportimit të 100 kg lëndë narkotike, e cila ishte e paketuar dhe e fshehur në automjetet tip Hyundai me targa greke si dhe në një Benz AA 552 DV.
Sekuestrimi i lëndës narkotike është kryer mbrëmë nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku gjatë kontrollit të ushtruar,në bagazhin e automjeteve janë kontatuar thasë me ngjyre te bardhë, ku u gjend lënda narkotike.
Në njoftim zyrta të Policisë së Tiranës theksohet se ky operacion vazhdon dhe po punohet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Ndërkohë ndaj 3 shtetasve u mor masa e arrestit në flagrancë dhe po procedohen më tej për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim.
(eç/shqiptarja.com)
