Në Kavajë është hapur konkursi për përzgjedhjen e monumentit i cili do të zëvendësojë obeliskun e demokracisë. Aktiviteti është zhvilluar në pallatin e kulturës ku një juri prej 9 anëtarësh do të bëjë vlerësimin e 9 veprave të artit nga artistë të ndryshëm. 8 prej veprave të paraqitura i përket artistëve vendas, ndërsa njëra prej tyre është e një studio të huaj.
Konkursi u hap nga Bashkia e Kavajës për rindërtimin e monumentit që simbolizon sakrificën e qytetarëve të Kavajës për Demokracinë.
Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe ish presidenti Alfred Moisiu.
Obeliskut me dy gishta, monumenti i demokracisë u shemb pas nisjes së punimeve për rikonstruksionin e sheshit të Kavajës. Një ngjarje e tillë pasoi me protesta nga Partia Demokratike dhe simpatizantët e saj. Ai qëndronte në qendër të sheshit që prej 1993.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com