KAVAJE - Nuk ka pasur asnjë konflikt në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë nga strukturat e PS në Kavajë. Kështu sqaron kreu i kësaj partie për rrethin e Kavajës, Xhavit Halili, përmes një deklarate për mediat, ku thekson se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që kanë raportuar disa media sipas të cilave është nxjerrë jashtë sallës së mbledhjes kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali dhe se ka pasur një konflikt fizik mes kreut të PS dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, përfaqësues i kësaj partie, Elvis Roshi.
“Kam thirrur një mbledhje partie të strukturave të saj, për organizimin e punës pas detyrave të lëna nga strukturat qendrore për punën e degëve të PS në gjithë rrethin e Kavajës. Në këtë mbledhje ku morën pjesë kryetari i PS Kavajë Gentian Daja, deputeti Dashamir Peza, dhe gjithë kryetarët e partive të njësive të rrethit Kavajë, u diskutua vetëm për çështjen e degëve. Gjatë zhvillimit të mbledhjes, në sallë vjen kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali e cila pretendon se është thirrur prej meje në këtë mbledhje, por që kjo nuk është e vërtetë. Zhvillimet kishin të bënin me partinë dhe jo me FRESSH”- thekson në këtë deklaratë kreu i PS së rrethit të Kavajës, Xhavit Halili.
Më tej z. Halili nënvizon se janë të pabazuara pretendimet se mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka pasur një konfliktuar në këtë mbledhje.
“Insinuata të tilla që duan të dëmtojnë imazhin e partisë socialiste të rrethit të Kavajës janë provokime, që duan të destabilizojnë punën gjithmonë e më në ngritje të strukturave të PS në Kavajë, që do ta cojnë këtë parti drejt fitores së zgjedhjeve 2013.”-deklaron Halili.
Edhe kreu i bashksië së Kavajës Elvis Rroshi i konsideron të pavërteta shkrimet në media, dhe se gjithë vëmendja e tij mbetet te drejtimi i bashkisë.
“Mbetem i habitur nga gjithë vreri që duan të vjellin mbi qytetin e Kavajës në këto kohë, muaj dhe ditë të rëndësishme për këtë qytet. Bashkia e Kavajës ka pasur një axhendë të ngjeshur aktivitetesh si ajo e koncertit të tenorit të madh Agim Hushi në qytetin e Kavajës ditën e premte. Dhe jo vetëm aktivitete por edhe investime të rëndësishme që sikurse të gjithë e shohin, po ndryshojnë pamjen e këtij qyteti. Aleanca ime është me qytetarët e Kavajës dhe së bashku me ta jam i vendosur të ndryshoj pamjen e këtij qyteti në përmirësimin e jetës së gjithsecilit, jashtë cdo lloj provokimi të ulët dhe mediokër që synon të prishë kohezionin e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në këtë qytet.”- thekson në deklaratën e tij kreu i bashkisë së Kavajës.
Elvis Roshi thekson më tej se do të vazhdojë rrugën për më shumë punë të mira në Kavajë, për të ndryshuar imazhin për qytetin që është në pararojë të të gjitha zhvillimeve demokratike në këtë vend.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com